Në Shirokë do të mbahet festivali i dritave “Shnrite N’Shirokë”

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se ky është një festival dritash, dëshirash, argëtimi, promovimi, kulinarie, kulture, sportive.  Me pjesëmarrjen e artistëve më në zë të momentit, e shumë surpriza të tjera, si panaire, facepainting, kanoe, kulinari, lojëra për fëmijë etj.

“Ky festival plotëson çdo dëshirë, ndaj në 17-18 Gusht duhet të jeni në Shirokë, në të bukurën Shkodër të shnrisnim zemrat dhe shprehim dëshirat”, thekson Gonxhja.

Në këtë festival do të marrin pjesë këngëtarë si Eneida Tarifa, Frederik Ndoci etj./ata