E kthyer tashmë në traditë, dita e shtegtarit u kremtua me këngë e valle në “Gjergj Kastrioti” në Lezhë. Kjo festë që u kushtohet emigrantëve, mblodhi qytetarë që vijnë për të pushuar në atdhe, ashtu siç ndodh çdo 15 gusht në qytetin bregdetar.

Të emocionuar emigrantët e kthyer nga vende të ndryshme të botës, tregojnë përjetimet e tyre.

Në skenë u ngjitën disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Shkurte Fejza e Mateus Frroku. Performanca e artistëve live, zgjoi edhe kuriozitetin e turistëve të huaj për tiu bashkuar tingujve të muzikës.

“Festës së Shtegtarëve” iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili u premton qytetarëve se kjo traditë do të vijoje si shenjë respekti dhe mirënjohje ndaj tyre.

Festa e shtegtarit në Lezhë zgjati deri në mesnatë, ndërsa më herët një pjesë e emigranteve u pritën në zyrë nga kryebashkiaku./Shqiptarja