Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, tashmë nuk ka dyshim se është njëra nga artistet më të kërkuara në treg.
Ajo prej vitesh ka fituar zemrat e publikut dhe po vazhdon të jetë e pranishme nëpër koncerte në vende të ndryshme.Së fundmi ajo mori vëmendje me gjestin e saj në një nga mbrëmjet jashtë trojeve shqiptare.
Derisa po performonte live, autorja e hitit ”Dhimbje dhimbje” në një moment ndaloi muzikën dhe ndihmoi një fanse që ishte e pranishme aty.
Kjo pasi në bazë të një video që u publikua, vajza nuk ndihej mirë dhe se gati ishte duke i rënë të fikët.
“Veç pak, veç pak. Ndaloni muzikën”, u dëgjua duke thënë Zeqiri teksa bashkë me njërin nga bashkëpunëtorët e ekipit e largoi nga turma.
Ky veprim i yllit të famshëm u komentua në masë të madhe pasi veç profesionit tregon shpesh edhe anën humane.
.