Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Athinën në datat 20-21 mars.

 

Rama pritet të ketë takime me klasë politike në Greqi, përfshirë kryetarin e kuvendit Kostas Tasulas dhe presidenten e vendit Katerina Sakellaropoulou.

Disa ditë më parë kryeministri zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani ku u takua me kancelarin Olaf Scholz.

Kancelari gjerman konfirmoi se Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë në 16 tetor të këtij viti.