Mounir Nasraoui, babai i futbollistit të ri të Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, është goditur me thikë “disa herë”, raportojnë mediat lokale.

Goditja me thikë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në një parking në qytetin Mataro, rreth 32 kilometra në lindje të qendrës së qytetit të Barcelonës, sipas të përditshmes spanjolle La Vanguardia.

Nasraoui, 36 vjeç, është dërguar në spitalin Can Ruti në Badalona, ​​rreth 9 kilometra nga Barcelona, ​​dhe është në gjendje të rëndë, por jeta e tij thuhet se nuk është në rrezik.

Ylli 17-vjeçar Yamal ishte pjesë e skuadrës së EURO 2024 që fitoi titullin në Berlin muajin e kaluar.

Ai gjithashtu u bë futbollisti më i ri mashkull që ka luajtur ndonjëherë në finale të një turneu të madh, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga legjenda braziliane Pele./aa