Në një hulumtim të kryer me kontributin e shkencëtarëve anglezë dhe australianë është zbuluar se një nga gurët në Stonehenge, që gjendet në qytetin Salisbury të Anglisë dhe vlerësohet të jetë një monument i vjetër 4 ose 5 mijë vjeç, mund të jetë sjellë nga Skocia.

Në hulumtimin e botuar në revistën "Nature", u ekzaminua struktura kimike e gurëve në Stonehenge, një nga monumentet historike më të rëndësishme të Anglisë.

Si rezultat i ekzaminimit, u vlerësua se mundësia ishte "shumë e lartë" se një nga gurët në këtë strukturë ishte sjellë nga Skocia.

Studiuesit thanë se vlerësohet se ky gur është sjellë zvarrë ose nëpërmjet detit nga Skocia verilindore, afërsisht 750 kilometra larg.

"Zbulimi ndryshon mënyrën se si ne mendojmë jo vetëm për Stonehenge, por për të gjithë periudhën e vonë neolitike", tha Rob Ixer, një nga studiuesit e hulumtimit nga University College London (UCL)./aa