Në shërbimin e Onkologjisë, Reparti i Radioterapisë në QSUT mbi 400 pacientë të diagnostikuar me tumore të lëkurës, tashmë do të trajtohen përmes pajisjes së Ortovoltazhit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se “kjo pajisje e Ortovoltazhit ofron trajtim të personalizuar për pacientët me kancer të lëkurës”.
“Pajisja ofron saktësi maksimale në aplikimin e dozave terapeutike; përmirësim të rezultateve klinike dhe ulje të efekteve anësore”, u shpreh Koçiu.
Ministrja vlerësoi se “ekipi i radio-onkologëve dhe profesionistëve mjekësorë është i trajnuar për teknikat më të avancuara dhe do të punojë ngushtë me çdo pacient për të zhvilluar një plan trajtimi të personalizuar”.
“Aparati i ortovoltazhit është instaluar në kuadër të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Atomike të Energjisë në Vjenë”, u shpreh ajo.
Përgjegjësi i njësisë së radioterapisë në QS “Nënë Tereza”, Orges Spahiu u shpreh se ky lloj rrezatimi ka intensitet të ulët, nuk ështëi rrezikshëm as për popullatën as për stafin qëpunon këtu.
“Ne të gjithë mbajmë një dozimetër në bluzën tonë të bardhë, e cila tregon vlerat normale përgjatë procesit të punës”, u shpreh mjeku./ata