Skuadra e Dritës në Kosovë ka shkruar historinë e saj në kualifikueset evropiane. Gjilanasit kanë arritur të sigurojnë për herë të parë fazën ‘play-off’ të Conference League, teksa e bënë këtë duke përmbysur Audan në ndeshjen e kthimit. Pas humbjes 1-0 në Letoni, Drita kohën e rregullt në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e mbylli me rezultatin 1-0 falë golit të Krasniqit me penallti, duke e dërguar përballjen në shtesë.
Më tej golat e Rron Brojës dhe Dabiqajt kompletuan përmbysjen me rezultatin 3-1, ndërsa tani në fazën ‘play-off’ Drita do përballet me Legian e Varshavës.
I pafat ka rezultuar Ballkani i Ilir Dajës, që megjithëse fitoren 0-1 në Irlandën e Veriut u eliminua në turin e tretë kualifikues të Conference League. Kjo sepse përballja kundër Larne shkoi tek penalltitë, aty ku skuadra suharekase realizoi vetëm një nga katër tentativat./Shqiptarja