Duka dhe Dukesha e Sussex dolën në Amerikën e Jugut më 15 gusht, duke nisur një udhëtim me ftesë të zëvendëspresidentes kolumbiane Francia Márquez. Márquez njoftoi më 1 gusht se Princi Harry, 39 vjeç dhe Meghan, 43 vjeç, “e pranuan me dashamirësi ftesën time për të vizituar vendin tonë të bukur” dhe do të vizitonin qytetet e Bogotas, Cartagena dhe Cali.
Aty u mirëpritën nga zëvendëspresidentja Francia Márquez, Ministri i Kulturës Juan David Correa dhe Drejtoresha e CNA, Xiomara Suescún.
Veprimtaria, e mbajtur në Centro Nacional de las Artes Delia Zapata Olivella (CNA), vuri në pah diversitetin e pasur kulturor të Kolumbisë përmes shfaqjeve të ndryshme artistike. Çifti vizitoi kompleksin, i cili përfshin Teatrin Colón, Delia Zapata Olivella dhe Fanny Mickey Experimental Room, duke përjetuar teatër, muzikë dhe kërcim që përfaqësonin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kolumbisë.
Harry dhe Meghan shprehën mirënjohjen e tyre për ngrohtësinë dhe mikpritjen e komunitetit të Bogotas./SyriNet