Shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur çelwsin që do t’i drejtojë në zgjidhjen e një prej mistereve më të mëdha të Tokës: Si nisi jeta.

Një grup ishujsh skocezë konsiderohen si dëshmia më e qartë e hyrjes së planetit tonë në epokën e akullt, rreth 720 milionë vite më parë.

Vlerësuar si zona më e mirë për të bërë studime të thella, Ishujt Garvellach përmbajnë të dhëna të fshehura në formacionet shkëmbore rreth 11 km të trasha, që janë fshirë kudo tjetër-shpjegojnë studiuesit.

Ata shpresojnë se do të marrin përgjigje pse Toka kaloi në gjendje ekstreme të akullt për një kohë aq të gjatë dhe si u shfaq më vonë jeta komplekse, duke filluar me kafshët.

Shtresat e shkëmbinjve mund të mendohen si faqe të një libri historie – ku çdonjëra përmban detaje nga e kaluara, por periudha kritike e akullit I shkatërroi shkëmbijtë, duke fshirë çdo gjurmë.

Tashmë studimi I ri, ka zbuluar se Garvellachs shpëtuan të padëmtuar dhe bartin në përbërje të dhëna dhe fakte që do të zgjidhnin misterin e formimit të jetës në Tokë, që kur bora u shkri qindra miliona vite më parë.

Në atë kohë Skocia ishte në një vend krejtësisht tjetër, sepse kontinentet kanë lëvizur me kalimin e viteve.

Pozicionohej në jug të ekuatorit dhe mendohej se kishte një klimë tropikale, para epokës së ngrirjes totale të planetit tonë./OraNews