Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar rastin e Albanit, i cili ka kryer me sukses transplantin e veshkës, një procedurë jetësore e bërë tashmë realitet.
Në videon e publikuar nga Kryeministri Rama, prof. Alma Idrizi, nefrologe në Shërbimin e Nefroligjisë në QSUT, bëri me dije se 135 qytetarë kanë kryer me sukses transplantin e veshkave të financuar 100% nga shteti.
“Një ëndërr e bërë realitet. Albani po i rikthehet jetës normale pas transplantit të kryer me sukses, me financim 100% nga shteti. 135 qytetarë kanë kryer transplantin e veshkës falas në spitalet jopublike, me mbështetje të plotë nga shteti dhe vijojnë të ndiqen me shumë përkushtim nga ekipet tona mjekësore në QSUT, me një paketë të plotë post-transplant, falas”, theksoi Rama.