Vendet perëndimore do t'i dorëzojnë Ukrainës më shumë se 300 tanke. Kështu raportoi ambasadori i Kievit në Francë, Vadym Omelchenko në një intervistë për rrjetet franceze dhe CNN.

Omelchenko nuk specifikoi se cilat vende do të dërgonin tanke. Deklarata e tij vjen pasi SHBA u zotua të furnizonte 31 tanke M1 Abrams dhe Gjermania ra dakord të dërgonte 14 Leopard 2 A6.

Britania e Madhe premtoi më parë 14 tanke Challenger 2, ndërsa Polonia kërkoi miratimin nga Gjermania për të transferuar disa nga Leopard 2 të saj të prodhimit gjerman në Ukrainë.