Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në një intervistë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe se shpreson që të dyja palët “të kapin momentin” në dialog dhe të jenë konstruktiv në bisedimet e ardhshme.
E pyetur se cilat mund të jenë pasojat për të dyja palët nëse dialogu nuk sjell rezultate, ajo tha se duhet të presin negociatat dhe pastaj të shohin rezultatet.
Duke u ndalur në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen nënvizoi se një gjë e tillë ka rëndësi gjeostrategjike.
“Mendoj se tani është një mundësi reale për të dyja palët që të përfitojnë nga momenti. Normalizimi është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit. Unë me të vërtetë shpresoj që të dyja palët të jenë shumë konstruktive në bisedimet në vijim”, u shpreh ajo.