Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit ka folur për “Radio Crc”. Këto ishin deklaratat e tij.

A jeni gati për të debutuar?

Ne jemi duke punuar, të gjithë jemi gati.

A do të jetë një lojë ndryshe për ju si ish-lojtar i Hellas Verona?

Është një ndeshje kundër një ish-skuadre, por nuk ndryshon asgjë. Të gjitha ndeshjet luhen për t’u fituar.

Sa ju bëri Conte të djersiteni? A ishte e vështirë?

Ishte një metodë e vështirë stërvitjeje, por për të mirën tonë. Trajneri synon të na përgatitë për të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe kupës. Ai e bëri atë për ne, që të përballemi me të gjithë.

Mbi lëvizjet e mbrojtësve…

Jo vetëm mbrojtësit, ne të gjithë punojmë së bashku, kemi mënyrën tonë të lojës, të gjithë lojtarët.

Çfarë do të thotë kalimi nga mbrojtja me 4 në 3 lojtarë?

Ne lojtarët jemi gati të bëjmë gjithçka, duke përfshirë ndryshimin e skemave të lojës. Kemi punuar së bashku për një muaj edhe në këtë aspekt, duhet të dimë se si të lëvizim, si lëviz shoku ynë i skuadrës, me top apo pa top. Kishim një muaj stërvitje, zhvilluam edhe miqësore, jemi mësuar me këtë ndryshim.

A ndiheni si lider i mbrojtjes?

Ne jemi shumë liderë, kemi qenë këtu për një kohë të gjatë; unë, Di Lorenzo, Mario Rui. Jemi shumë prej nesh… Çdo lojtar duhet të ndihet si lider, kemi nevojë për shumë prej tyre.

137 ndeshje me Napolin, ju keni shënuar edhe gola. A ju pëlqen një në veçanti?

Ai goli kundër Juventusit në fitoren 5-1 në ‘Maradona’ më pëlqen, më vjen gjithmonë në mendje.

Paraqitje rekord për kombëtaren, sa krenar jeni që jeni kapiten?

Kosova luan tash e 5 vite, është krenari e vërtetë. Shpresoj që një ditë të luaj në një Europian apo Botëror, do të ishte e rëndësishme për ne, sepse jemi një vend i vogël. Te Kosova nuk jam vetëm unë, ka edhe lojtarë të tjerë që meritojnë më shumë vëmendje. Ka edhe lojtarë të tjerë të lindur në Kosovë, të cilët megjithatë luajnë në Shqipëri. Ka shumë talente në Gjermani apo Zvicër, më pak në Itali./Tema