Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se, është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme në këto akse.

Gjithashtu ARRSH informon se, “kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet”.

AARSH i bëri apel drejtuesve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë dhe të respektojnë sinjalistikën.