Dinamo dhe Egnatia do të përballen me njëra-tjetrën për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” do të startojë në orën 20:00.

Tashmë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këtë ndeshje, të cilën e ka vlerësuar maksimalisht. Kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Eldorjan Hamiti.


Ndërsa 2 asistentët e tij do të jenë, Ilir Tartaraj dhe Xhuljo Mani. Arbitër i katërt është emëruar Kreshnik Cjapi, ndërsa në VAR do të asistojnë Kreshnik Barjamaj dhe Albert Doda.

Dinamo – Egnatia

Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti

Asistent 1: Ilir Tartaraj

Asistent 2: Xhuljo Mani

Arbitër i 4: Kreshnik Cjapi

Var: Kreshnik Barjamaj

Avar: Albert Doda

/BalkanWeb