Klubi i Premier Ligës Angleze, Liverpooli, transferoi futbollistin Federico Chiesa nga klubi italian Juventus.

Liverpooli njoftoi se ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare me sulmuesin anësorin italian 26-vjeçarin Chiesa.

Mediat britanike raportojnë se transferi bashkë me bonuset është realizuar për një klauzolë prej 12.5 milionë sterlina dhe me Chiesan është nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

Chiesa, i cili filloi karrierën e tij te Fiorentina, ka fituar 2 Kupa të Italisë dhe një Superkupë italiane me Juventusin ku është pjesë e klubit që nga viti 2020. Futbollisti italian, i cili luajti 131 ndeshje për bardhezinjtë ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 23 asiste.

Chiesa shënoi 7 gola në 51 ndeshje për Kombëtaren e Italisë, ku arriti një fund të lumtur në Kampionatin Evropian 2020./aa