Në qytetin e Gjakovës në Kosovë u mbajt edicioni i 74-të i Kërcimeve Tradicionale nga Ura e Fshajtë.

Gara, e cila u organizua nga klubi i kërcimit “Bridge Divers”, me mbështetjen e Komunës së Gjakovës, ofroi spektaklin vjetor për qindra shikues përreth urës ku u bënë kërcimet.

Më shumë se 20 sportistë kosovarë u hodhën në ujërat e Lumit Drini i Bardhë nga një lartësi prej 22 metrash në garat e kërcimit të mbajtura tradicionalisht në urën historike, e cila u ndërtua në shekullin e 18-të dhe u rindërtua tërësisht pas Luftës së Parë Botërore për shkak të shkatërrimit.

Përderisa tradita e kërcimit nga Ura e Fshajtë vazhdoi pandërprerë nga viti 1954 deri në Luftën e Kosovës në vitin 1999, ajo filloi të mbahej sërish në vitin 2014 pas një pauze disavjeçare.

Kjo garë spektakolare synon të kontribuojë në turizmin e vendit duke e çuar sërish eventin në një nivel ndërkombëtar./aa