Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se PL mbështet protestën e mbajtur sot në Shkodër, ku kërkohej ndërtimi i rrugës, e cila ka qenë burim aksidentesh për një kohë të gjatë.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se si pasojë e gjendjes ekzistuese të kësaj rrugës kanë humbur jetën 69 qytetarë.
Postimi i plotë:
Partia e Lirisë mbështet protestën e sotme në qytetin e Shkodrës ku i kërkohet Qeverisë të mbajë premtimet e përsëritura për ndërtimin e rrugës.
69 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugën ekzistuese, që është jashtë çdo imagjinate.
Dukagjini meriton mbështetje dhe zhvillim, jo gënjeshtra e braktisje.
Ndryshim me çdo çmim!