Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai, u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Possaçme.

 

Kryebashkiaku socialist hyri në ambientet e SPAK i vetëm dhe i pa shoqëruar nga ndonjë avokat.

 

Burime bëjnë me dije se Isai është thirrur të dëshmojë për hetimet që po kryen në lidhje me ndërtimin e një aksi rrugor në zonën e Ersekës.

 

Nuk dihen ende nëse ai është thirrur në cilësinë e një personi që po kryhen hetime, apo në cilësinë e një personi që ka dijeni mbi abuzimin që po heteohet.