Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën janar-korrik të vitit 2024, arritën në rreth 347.5 miliardë lekë me një realizim në masën 92.3 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 6.3 % më i lartë ose rreth 20.5 miliardë lekë më shumë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskal paraprak të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave, në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 7-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 47.1 % të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 46.7 % të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).

Shpenzimet korente për periudhën 7-mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 314.7 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 8.5 % më i lartë, ose rreth 24.8 miliardë lekë më shumë./ata