Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale vijon të këtë një trend rritës sa i takon aplikimeve për regjistrim kombëtar të markës tregtare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri sot të ditur se për periudhën janar- korrik 2024 nëpërmjet portalit e-Albania janë kryer 807 aplikime, 50.28% krahasuar me vitin 2023.
“Numri i patentave për shpikje të regjistruara në DPPI, tregojnë për rritje të konsiderueshme të patentave, ku numri total i tyre për periudhën janar- korrik është 410 patenta të regjistruara, 57.1% krahasuar me vitin 2023”, u shpreh ai.
Po ashtu, ministri informoi se për shtrirje vlefshmërie të patentave nga Zyra Europiane e Patentave (EPO) janë regjistruar 334 kërkesa, ose 32.02 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
“Si shtet anëtar i Zyrës Europiane të Patentave prej vitit 2010, DPPI ka rritje të konsiderueshme të kërkesave për shtrirje dhe vlefshmëri të patentave europiane në vendin tonë. Të gjitha aplikimet në lidhje me objektet e PI-së, aplikohen nëpërmjet platformës e-Albania, dhe i gjithë procesi i ekzaminimit kryhet dhe administrohet online nëpërmjet sistemit SAPI që prej datës 31 korrik 2023”, theksoi Gonxhja./ata