Një kompani kineze do të instalojë platformën më të madhe në botë të turbinave lundruese me erë. Dizajni i ri nga MingYang Smart Energy, i quajtur Ocean X, është nisur drejt destinacionit të tij përfundimtar, në det të hapur, në Guangdong.
Ocean X ka një formë “V” me turbina të dyfishta dhe një kapacitet total prej 16.6 MW. Kapaciteti vjetor i prodhimit prej 54,000 MWh mund të furnizojë rreth 30,000 shtëpi kineze. Këto platforma mund të funksionojnë në mënyrë efektive deri në 100 kilometra nga bregu dhe në thellësi 100 metra.
Biznesi provoi turbinën e parë në histori kundër uraganeve në dhjetor 2023, me një fuqi 18 MW.
Platforma lundruese, e cila peshon rreth 15,000 tonë, është projektuar për të funksionuar në ujërat që janë më të thella se 35 metra, gjë që i mundëson të maksimizojë burimet e erës në det të hapur.
Aftësia e rrotullimit të plotë të turbinave rrit efikasitetin e tyre edhe më tej. Ndërtimi i platformës përdor beton me performancë ultra të lartë për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe ekonominë.
OceanX përdor një sistem ankorimi me një pikë, i cili pakëson ndikimin në mjedisin detar dhe rrit stabilitetin.
Për më tepër, platforma mund t’u rezistojë goditjeve të erës deri në 260 km/h dhe valëve deri në 30 metra gjatë uraganeve të kategorisë 5. Duke u përballur me erën, ajo mund të prodhojë energji elektrike edhe në këto rrethana të vështira./Scan