Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka njoftuar se do të publikojë një album të ri. Kështu ky bëhet albumi i saj i tretë në të gjithë karrierën muzikore. Albumi quhet ‘Bebe’ dhe përmban në total 12 këngë. Publikimi do të bëhet më 28 prill.

 

Së fundmi, ajo i ka njoftuar fansat e saj në rrjetet sociale me listën e këngëve që do të jenë të përfshira në këtë album. Pjesë e albumit është edhe mega hitit “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan, por nuk do të mungojnë edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të rëndësishme.

Bëhet fjalë për këngën e tretë “Satellite” të cilën ajo do ta sjellë në bashkëpunim me reperin e famshëm Snoop Dogg dhe këngën e fundit të albumit, “Seasons”, për të cilën ka bashkëpunuar me legjendën e muzikës ‘country’, Dolly Parton.

 

Albumi “Bebe” do të nisë me këngën e saj “Heart Wants What It Wants”, të cilën ajo e publikoi së bashku me klip në muajin shkurt.