Rusia ka pretenduar se ka marrë kontrollin e qytetit të Donetsk, Niu-York.

Sipas mediave te huaja, Moska e përshkroi qytetin si një qendër logjistike me rëndësi strategjike në Ukrainën lindore.

Rusia i referohet Niu-York si Novgorodskoye, drejtshkrimi rus i emrit të vendbanimit të epokës sovjetike, por Ukraina i ktheu emrin e saj origjinal në 2021.

Në një deklaratë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se kishte “çliruar” qytetin.

Më herët gjatë ditës, ushtria ukrainase tha se luftime të ashpra ishin duke u zhvilluar në sektorin Toretsk, duke përfshirë në Niu-York.

Sky Neës nuk i ka verifikuar pretendimet e Rusisë, por nëse është e vërtetë do të tregonte se Moska po afrohet gjithnjë e më shumë me qendrat më të mëdha të popullsisë në rajon./EuroNews