Xhudistja shqiptare, Erisa Brahimaj është fituese e medaljes së artë në xhudo, në European Cup për të rinj mbajtur në Maqedoninë e Veriut.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njoftoi sot se, xhudistja që stërvitet nga trajneri Shkurt Çullhaj, garoi në peshën deri në 57 kg dhe arriti që të fitonte 4 ndeshje me kundërshtarë shumë të fortë.
Sportistja tjetër Kasandra Kovaçi u rendit e pesta në kategorinë 63 kg./ata