Më shumë se 1000 emigrantë të paligjshëm kanë humbur jetën ose janë shpallur të zhdukur në Mesdhe që nga nisja e vitit, në tentativë për të mbërritur në Evropë.

Lajmi u bë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit e cila sqaron se janë gjetur në det trupat e 421 emigrantëve, teksa 603 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Gjithashtu, organizata deklaron se vetëm nga Libia, për të njëjtën periudhë kohore janë nisur më shumë se 13 mijë persona në drejtim të brigjeve evropiane./OraNews