Gazetarja palestineze Salma al-Qadoumi është plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite teksa po kryente detyrën e saj në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, ushtria izraelite hapi zjarr ndaj një grupi gazetarësh në krye të detyrës në rajonin Hamad në veri të Khan Younis.

Gazetarja al-Qadoumi e cila u plagos në sulm, u vendos në trajtim në spitalin Dëshmorët e Aksasë në qytetin Deir al-Balah.

Sipas të dhënave të ndara më 12 gusht nga Zyra për Media e qeverisë në Gaza, deri më tani në sulmet e Izraelit kanë humbur jetën 168 gazetarë.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Tim Dawson, në deklaratën e tij për Anadolu më 15 gusht, tha se shkalla e gazetarëve të vrarë nga ushtria izraelite është shumë më e lartë se grupet e tjera profesionale./aa