Franca është zotuar të sigurojë 100 mijë doza vaksine për vendet afrikane ku zbulohet virusi Mpox (lia e majmunit).
Në postimin në llogarinë e tij X, kryeministri francez, Gabriel Attal tha se në Francë u hapën 232 qendra vaksinimi kundër virusit M dhe u premtuan 100 mijë doza vaksine për vendet më të prekura nga sëmundja.
Attal deklaroi se sistemi shëndetësor francez është në gatishmëri kundër virusit. Ai theksoi se në përputhje me udhëzimet e presidentit Emmanuel Macron, 100 mijë doza vaksine do të dërgohen në vendet më të prekura nga virusi përmes Bashkimit Evropian (BE).
Virusi Mpox ende nuk është hasur në Francë. BE-ja njoftoi më 15 gusht se dhuroi rreth 200 mijë doza vaksine për vendet afrikane të prekura nga virusi.
- Çfarë është virusi Mpox?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi i lisë M është një sëmundje virale e shkaktuar nga virusi i lisë së majmunit, i cili i përket familjes së viruseve Poxviridae dhe gjinisë Orthopoxvirus.
Simptomat e zakonshme të sëmundjes përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje koke, shpine dhe muskujsh, ënjtje të nyjeve limfatike, lodhje, të dridhura, ftohje dhe flluska në lëkurë të ngjashme me linë e dhenve.
Virusi Mpox transmetohet nga brejtësit si minjtë dhe ketrat ose nga individë të infektuar.
Prekja e skuqjeve të trupit të shkaktuara nga virusi, përdorimi i rrobave, çarçafëve, peshqirëve dhe sendeve të ngjashme të kontaminuara me këto skuqje dhe kontakti me lëngjet trupore janë ndër shkaqet më të rëndësishme të kontaminimit./aa