Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan në një bisedë telefonike të zhvilluar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken diskutoi për situatën e fundit në negociatat e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Öncü Keçeli në një postim nga llogaria e tij në median sociale X njoftoi se Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin amerikan Blinken me kërkesën e palës përballë.
Më tej në postim thuhet se në bisedën e zhvilluar me kërkesë të palës tjetër është diskutuar për situatën e fundit në negociatat e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit si dhe zhvillimet në rajon./aa