Veprimtaria letrare e shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavijon të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. Ai thotë se familjarët e Kadaresë kanë dorëzuar për ruajtje të gjithë koleksionin e tij, ku përfshihen edhe dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij. 

“Familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij”, shkroi Rama në rrjetet sociale. 

Për t’i dorëzuar ato në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave ishte vajza e shkrimtarit të madh, Gresa Kadare./Opinion