Numri i lindjeve në Spanjë, ku rritja e popullsisë varet nga emigrantët, është ulur me 25 për qind në 10 vitet e fundit.
Sipas të dhënave të shpallura nga Instituti i Statistikave të Spanjës (INE), numri i foshnjave të lindura në Spanjë në 6 muajt e parë të vitit ishte 156.202, një rënie prej 25 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Një tjetër element që bie në sy në statistika është rënia e numrit të lindjeve në të gjitha grupmoshat, përveç atyre mbi 40-vjeç.
Në 6-mujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, ka pasur një rritje prej 5.4 për qind të lindjeve për moshat 40-44 vjeç, 76.7 për qind për moshat 45-49-vjeç dhe 137 për qind për ata mbi 50-vjeç.
Theksohet se mosha e amësisë në Spanjë rritet çdo vit dhe se nënat e 40 për qind të fëmijëve të lindur në vitin 2023 do të jenë mbi 35-vjeç.
Ekspertët theksojnë se vonesa e moshës së grave për t'u bërë nënë është për shkak të faktorëve ekonomikë dhe socialë.
Sipas shifrave zyrtare në fund të vitit 2023 në Spanjë, popullsia e vendit ishte 48.592.909 banorë, një rritje prej 1.06 për qind krahasuar me një vit më parë dhe u raportua se 13.4 për qind e popullsisë përbëhej nga të huajt.
Emigrantët janë faktori kryesor në rritjen e popullsisë në vend./aa