Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) e arkëtuar (neto), u realizua në masën 32.7 miliardë lekë gjatë 7-mujorit të këtij viti.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura gjatë kësaj periudhe janë 14.7 miliardë lekë, ose 37 % më të larta sesa në 7-mujorin e 2023-shit.

Njëkohësisht nga ky zë u mblodhën 936 milionë lekë, ose 2.9 % më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 7-mujorin e 2024-ës.

Rimbursimet për periudhën 7-mujore 2024 llogariten 14.7 miliardë lekë, 4 miliardë lekë ose 37% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 4.6 miliardë lekë ose 45.9% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 7-mujorin 2024./ata