Të paktën 564 persona janë vrarë dhe 1.848 janë plagosur në sulmet izraelite në Liban që nga 8 tetori 2023, njoftoi ministria e Shëndetësisë së Libanit. Këto të dhënat sipas tyre përfshihen deri më 20 gusht.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se 93 për qind e të vrarëve ishin qytetarë libanezë.
Po ashtu nga ministria bënë të ditur se 110.099 njerëz u zhvendosën në Liban shkaku i sulmeve izraelite.
Duke filluar nga data 8 tetor e vitit 2023 shpesh herë ka pasu përplasje mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut libanez në vijën kufitar,
Frika e një lufte gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe grupit libanez të Hezbollahut është rritur gjatë shkëmbimit të sulmeve ndërkufitare, veçanërisht pas vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, në Bejrut më 30 korrik.
Përshkallëzimi vjen në sfondin e një sulmi izraelit në Gaza që ka vrarë mbi 40.265 palestinezë që nga tetori i vitit të kaluar./TRT