Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Pas pritjes ceromoniale, dy kryeministrat do të mbajnë një takim dypalësh dhe pas takimit në ora 10:30 pritet të mbahet konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.
Kryeministri Varadkar poashtu nga ora 11:00 do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Varadkar ka arritur në Kosovë të mërkurën, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.