Një trup është gjetur i pajetë në lagjen “Mbrostar Ferko” në Fier.
Viktor Cuko, 64 vjeç kishte një javë që nuk dilte nga banesa dhe familjaret nuk po mund të kontaktonin me të.
Cuko jetonte i vetëm ndërsa familjaret e tij ndodhen jashtë vendit.
Ne vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sipas burimeve, 64-vjeçari është gjetur i pajetë në shtratin e vet dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë natyrale.
Ndërkohë trupi i 64-vjeçari është transportuar drejt morgut të qytetit.