Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ftoi sot të rinjtë të aplikojnë në “Rin Camp 2024”.
Muzhaqi bëri të ditur se “në vetëm 6 ditë nga hapja e aplikimeve janë regjistruar 120 aplikime për kampin rinor”.
“Megjithatë ka ende kohë për të aplikuar. Aplikimet mbyllen në 26 gusht. Kështu që nëse ke dëshirë të na bashkohesh për këtë kamp aplikoni”, tha Muzhaqi.
“RinCamp” do të organizohet në bregdetin e jugut, ku për tre ditë me radhë nga data 30 gusht deri më 2 shtator, do të organizohen aktivitete të ndryshme dhe do të marrin pjesë të ftuar të veçantë.
“Rin Camp” konsiderohet si mundësia më e mirë për zgjerimin e njohurive në fusha të ndryshme dhe bashkëpunimin mes të rinjve.
Të rinj nga mosha 20-26 vjeç nga mbanë vendi, nëse kanë dëshirë t’i bashkohen këtij kampi duhet të aplikojnë në linkun përkatës.
Të rinjtë pjesëmarrës në këtë kamp do të informohen për ndërlidhjen me tregun e punës; digjitalizimin e vendit të punës dhe arsimit; kërkimin shkencor në arsimin e lartë; strukturat studentore; zhvillimin e aftësive të lidershipit, aftësive ndërpersonale dhe aftësive të buta; si dhe do të socializohen e njihen me të rinj nga e gjithë Shqipëria./ata