Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja  tha sot se shumë shpejt do të ketë të tjera lajme shumë të mirat për pensionistët.

Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja shkruan se “MEKI dhe ISSH falënderojnë bashkinë Tiranë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për lajmin e shkëlqyer të transportit publik falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët, në kushtet kur në kryeqytet jeton pjesa dërrmuese e këtij grupi interesi, ndaj të cilit kemi detyrime madhore kompensuese e mbështetëse”.

“Në vjeshtë do të miratojmë edhe indeksimin vjetor të pensioneve, ndërsa po punojmë për të sjellë, shumë shpejt, edhe të tjera lajme shumë të mira për të gjithë pensionistët”, tha Gonxhja.

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur dje se nga 1 janari 2025 të gjithë pensionistët do të udhëtojnë falas me autobusët urbanë në Tiranë./ata