Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin Volodymyr Zelensky dhe popullin e Ukrainës në Ditën e Pavarësisë.

Osmani ka shkruar në rrjetin X, se përballë një lufte të paprovokuar, ukrainasit kanë demonstruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës.

“Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndërsa ju mbroni kombin tuaj dhe përpiqeni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Slava Ukraina”, ka shkruar ajo.

/KosovaPress/