Hailey dhe Justin Bieber kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të parë, Jack Blues Bieber.

Çifti njoftoi ardhjen në jetë të djalit të tyre përmes Instagramit sot në mëngjes.

Postimi, i shpërndarë në llogarinë e Bieber, tregonte këmbën e djalit të tyre të sapolindur.

Ndër fytyrat e famshme që shpërndanë lajmin dhe uruan çiftin ishte ylli dhe sipërmarrësja e realitetit amerikan Kylie Jenner Kardashian dhe këngëtarja Katy Perry.

“Nuk mund ta përballoj këtë këmbë të vogël”, shkroi Jenner, duke shtuar: “JACK BLUES”.

Perry tha: “Bekimi juaj ka ardhur.”

Hailey është vajza e aktorit Stephen Baldwin dhe mbesa e aktorëve Alec, William dhe Daniel Baldwin, ndërsa Justin u zbulua si një këngëtar në internet në moshën 13-vjeçare dhe u bë i njohur me hitet e tij Pop duke përfshirë “Baby, Love Me” dhe “Yummy”.

Çifti, i cili u martua në një ceremoni sekrete në Nju Jork në vitin 2018, njoftoi pritjen e fëmijes me video dhe imazhe – ku Hailey ishte veshur me një fustan të bardhë dantelle./ata