Është fakt që një përqindje e madhe e njerëzve nuk mund ta nisin ditën pa kafe.
Kjo në fakt nuk është një gjë e keqe nëse konsumohet në moderim pasi ka përfitime. “Për gati një dekadë, studimet kanë treguar vazhdimisht se përfitimet e konsumimit të kafesë përfshijnë një mëlçi më të shëndetshme si dhe një rrezik të reduktuar të kushteve të lidhura me trurin”, sipas nutricionistit Kristin Kirkpatrick.
Megjithatë, ajo që duhet kufizuar patjetër dhe ka nevojë për vëmendje është sheqeri që hedhim në kafe. Për ta kufizuar atë, mund të provoni një material tjetër. Provoni t’i hidhni kafes pak kanellë.
Kanella, në veçanti, ka disa përfitime të rëndësishme shëndetësore. “Kanalla është treguar se stabilizon nivelet e sheqerit në gjak”, thotë Bonnie Taub-Dix, autore e librit Lexojeni para se ta hani: Të çojmë nga etiketa në tryezë. Nëse e pini kafenë në mënyrë të moderuar, zvogëloni gradualisht sheqerin dhe shtoni kanellë derisa të mësoheni ta pini të thjeshtë./SyriNet