Disa porte egjiptiane janë kthyer në qendra kryesore për dërgesat në Izrael, sipas një raporti të Arabi Post të publikuar më 22 gusht.
Kjo vjen pas bllokadës jemenase të anijeve që lundrojnë drejt porteve izraelite, e cila ka ndikuar ndjeshëm në ekonominë izraelite.
“Portet detare të Egjiptit u bënë ndalesat kryesore për shumë anije mallrash dhe çimentoje, misioni i të cilave ishte kryesisht i kufizuar në transportin e mallrave drejt dhe nga Izraeli gjatë luftës së Gazës”, thuhet në raport.
Arabi Post gjurmoi aktivitetin e 19 anijeve përmes të dhënave detare midis porteve izraelite dhe egjiptiane.
Theksohet se anije të tjera transportonin mallra në Izrael, por këto 19 anije, përfshirë një egjiptiane, ishin të vetmet anije që transportonin mallra ekskluzivisht midis Egjiptit dhe Izraelit.
“Gjatë periudhës në të cilën ne monitoruam mbërritjen e anijeve në portet izraelite, asnjë anije e vetme nga vendet arabe nuk mbërriti në portet izraelite, përveç nga Egjipti”, thuhet në raport.
Midis tetorit dhe korrikut të këtij viti, importet egjiptiane nga Izraeli arritën në 331.6 milionë dollarë – në ndryshim nga 106.8 milionë dollarë në të njëjtat periudha në 2022 dhe 2023.
Ky realitet tashmë që po ndodh një gjenodic në Gaza, të sjell ndërmend rrëzimin e presidentit Morsi, zgjedhur me votë, dhe ardhjen në pushtet me grusht shtetit të Sisit gjakatar. Ja, edhe për këtë ditë, madje kryesisht për këtë ditë./TeSheshi