Nënat e Srebrenicës kanë reaguar në lidhje me përballjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani më homologun e tij, Aleksandar Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB. Përmes një reagimi nënat e Srebrenicës kanë janë falënderuar pafundësisht presidentes së Kosovës për fjalimin e mbajtur mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në faqen e tyre në "X" kanë shkruar se fjalimi i Osmanit rreth gjenocidit serb, do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm.
“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani, e gjithë bota e dëgjoi fjalimin e saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Ky lloj fjalimi do të mbahet mend nga brezat. Faleminderit!”, thuhet në reagimin e tyre./Dosja