Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti vlera e importeve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënoi rritje me 0.6 %.

Ndikim ka dhënë edhe ecuria e një sërë porjektesh që po zbatohen në infrastrukturë si dhe afrimi drejt fundit i procesit të Rindërtimit pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë më 26 nëntor 2019.

Sektori i ndërtimit është një prej sektorëve me kontributin më të rëndësishëm në ekonominë kombëtare. Të dhënat tregojnë se ai kontribuon me rreth 11 % në PBB.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë 7-mujorit të këtij viti, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve në vlerë, llogaritet 75.2 miliardë lekë me një rritje prej rreth 3 miliardë lekësh, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit, kur u importuan 72.3 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,financimi i bankave për bizneset e sektorit të ndërtimit ka qenë pozitiv dhe i qëndrueshëm. Kredia për këtë sektor u rrit me 6%, një normë kjo e ngjashme me mesataren e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2023. Kreditimi për sektorin e bujqësisë shfaqi rritje dyshifrore prej 12%./ata