Nga tatimi mbi të ardhurat personale u arkëtuan 31.8 miliardë lekë në buxhet gjatë periudhës janar-korrik.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në raportin mbi të treguesit fiskale, të ardhurat nga ky zë rezultojnë 5.1 miliardë lekë ose 15.3 % më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 732 milionë lekë ose 2 % më shumë se plani i 7-mujorit 2024.

Ndikim në rritjen e nivelit të arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale pati vendimi i qeverisë për rritjen e pagave në administratën publike, si dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave, që kryhet brenda 4-mujorit të parë të vitit./ata