“Agro Eliek,” e ka nisur aktivitetin në fushën e kultivimit të fidanëve perimorë që prej vitit 2017 me një sipërfaqe serre prej 4000 m².
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga ambientet kësaj serre, teksa bëri të ditur se fidanët perimorë në “Agro Eliek,” janë të monitoruar nga Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve, për sigurinë dhe cilësinë që bartin.
“Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve, sigurohet që fidanët të jenë të shëndetshëm, të pastër nga sëmundjet dhe dëmtuesit, për të ofruar prodhime të bollshme dhe cilësore për konsumatorët”, u shpreh Denaj.
Vitet e fundit, certifikimi i fidanëve ka hyrë në fazë të re. Një ndër masat e kësaj ministrie ka qenë orientimi drejt fidanëve të certifikuar. Këta fidanë i japin një garanci dhe konsumatorit të vendit, por edhe konsumatorëve në tregjet e kualifikuara ku çohen produktet për eksport./ata