Një nënë e re solli në jetë dy vajza dhe një djalë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila u shpreh se nëna dhe foshnjat gëzojnë shëndet të plotë.

Koçiu shprehu mirënjohjen për stafin mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, të cilët asistuan nënën dhe foshnjat e saj.

“Gëzim i trefishtë për familjen Guce nga Tirana, me ardhjen në jetë shëndoshë e mirë të trinjakeve Ezekiel, Marisol dhe Oktavia, në S.U.O.GJ “ Mbretëresha Geraldinë”. Mirënjohje dhe falënderim për stafin mjekësor  pasi falë tyre nëna dhe foshnjat gëzojnë shëndet të plotë”, u shpreh ministrja.

Familja e re përfiton menjëherë çekun e bebes, politika sociale e qeverisë për të mbështetur nënat me foshnjat e sapolindura./ata