Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Emergjente është përuruar të martën rinovimi i disa hapësirave në këtë objekt. Vlera e investimeve kap vlerën prej 800 mijë euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se tashmë, nga 20 shtretër ne 25, banjot janë rregulluar, ka riorganizim të sporteleve dhe nyje sanitare.
E një e re, sipas Kurtit është edhe kamera në sallën e operimit, me të cilën operimi mund të përcillet në kohën reale.
“Kemi triazhimin, riorganizimin të sportelit, nyje sanitare dhe banjot e rregulluara dhe gjithashtu rritje të numrit të shtretërve nga 20 në 25. Kur të kaloni nëpër këto dhoma, në këto salla të operimit, vendqëndrime për pacientët, të aksidentuarit… që gjithçka është në funksion të punës së mjekut dhe infermierit për shërimin apo edhe shpëtimin e pacientit…”, ka thënë Kurti.
Të pranishëm ishin edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi. /KosovaPress/