Redaksia e ushtrisë gjermane, e njohur si Bundeswehr, së fundi ka qëndruar në Kosovë pranë trupave të KFOR-it, prej ku shkruan rreth punës së misionit paqeruajtës në vendin tonë. Aty mes tjerash shpjegohen edhe arsyet për rritjen e numrit të trupave…
Qysh në fillim të këtij artikullit, të publikuar në faqen zyrtare të ushtrisë gjermane, thuhet:
“Për vite me radhë, pjesëmarrja gjermane në dislokimin në Forcën e KFOR-it është karakterizuar me kontigjente të tkurrjes. Por, nga viti 2022, shpërthimet në rritja të dhunës kanë kërcënuar stabilitetin e rajonit, dhe kështu, Ushtria Gjermane, e njohur si “Bundeswehr”, do të dërgojë rreth 200 gra e burra në KFOR gjatë vitit 2024. Me patrullat e saj, ajo siguron një shkallë të caktuar sigurie”.
Aty mes tjerash thuhet se me të arritur në Kosovë, është e vështirë të bësohet që është një zonë operimi për ushtri, kjo për shkak të pamjes së vendit.
“Çdokush që arrin në Kosovë e ka të vështirë që ta besojë se është një zonë operimi për ushtrinë gjermane. Aeroport modern, autostrada si ato në Gjermani dhe disa qendra tregtare janë ndër gjërat e para që sheh syri. Kosova, me përafërsisht 11 mijë kilometra katrorë, është vetëm sa gjysma e Hesse, dhe është zhvilluar shpejt në dekadat e fundit”
“Ne nga redaksia e Bundeswehrit kemi shoqëruar një patrullë. Me katër automjete, udhetuam nga kampi i ShBA-së, “Bondsteel” për një orë të mirë nëpër qytete e fshatra. Ministria e Mbrojtjes në Gjermani e ka vlerësuar nivelin e kërcënimit si të ulët në përgjithësi, megjithatë, automjetet Wolf secila kanë nga një pushkë sulmi G36 dhe një pistoletë. Kalojmë disa liçene ku ka të rinj. Kosovarët në vazhdimësi dërgojnë puthje drejt patrullës apo i përshëndesin në një mënyrë miqësore. Shumë prej tyre, natyrisht e mbajnë mend ende vitin 1999, kur forcat e KFOR-it çliruan Kosovën nga regjimi i Millosheviqit.” – thuhet tutje, transmeton nacionale.
Tutje, prej “Bondsteel”, kanë udhëtuar në pjesën veriore të vendit:
“Pasi arrijmë në verilindje të Kosovës, jemi në një patrullë “ABL”. Kjo shkurtesë qëndron për “Vijën Kufitare Administrative”…Pavarësia e Kosovës, e deklaruar në vitin 2008, njihet nga një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtarë, duke përfshirë Gjermaninë. Shtetet tjera, duke përfshirë rivalin e Kosovës, Serbinë, mohojnë sovranitetin e Kosovës.
Ata vazhdojnë në këmbë nëpër terrenet e pakalueshme. Të pajisur me jelek antiplumb, pushkë e pistoleta, ecin nëpër peisazhe kodrinore. Trumpat mbulojnë rreth gjashtë kilometra në këtë mënyrë. Përgjatë kfuirit me Serbinë, ka raste të përsëritura të kalimeve të paligjshme të kufirit, apo kontrabandës së armëve - ka shpjeguar togeri Martin T., një nga oficerët e task forces”.
Tutje, redaksia e faqes së ushtrisë gjermane tregon për punën e asaj dite, ku ushtarët e KFOR-it, morën një informacion nga Policia e Kosovës.
“Ushtarët kanë marrë një informatë interesante nga policia kosovare për patrullën e sotme. Përgjatë rrugës së tyre, është një shtëpi e braktisur që mund të jetë përdorur si vend i fshehur për kontrabandë”.
“Forcat lokale nuk kanë gjithmonë mjaftueshëm njerëz, kështu që do ta shikojmë ne.” – shpjegon T, transmeton Nacionale.
“Kanaqe të vjetra të pijeve shihen nëpër rrugë e pemë përreth shtëpisë.
“Kjo mund të jetë një shenjë për kontrabanduesit se këtu është vendi ku fshihen. Anëtarët e patrullës shikojnë shtëpinë, por mund të raportojnë në post komandë se nuk kanë gjetur asnjë provë për aktivitet kriminal”.
Mes tjerash shkruan për pjesën veriore të vendit dhe qytetarët serbë atje:
“Duke u kthyer në kamp, mund të shihen të paktën disa shenja se nga ku vjen fragjiliteti i paqes në Kosovë: ndonëse shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën e popullsisë në pjesën më të madhe të vendit, ende ekzistojnë enklava të shumta etnike të pakicës serbe. Me flamuj të panumërt nëpër rrugët e fshatrave të tyre, ata tregojnë simpatinë dhe solidaritetin e tyre me shtetin serb.
Shumë kosovarë këtë e shohin si provokim, pasi mijëra prej tyre dhe familjeve të tyre janë dënuar apo edhe vrarë nga Serbia. Shkurtimisht: Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës, tensionet etnike në Kosovë nuk kanë përfunduar. Përveç kësaj, ka 300,000 armë zjarri ilegale që dyshohet se janë në Kosovë. Një përzierje shpërthyese.”
Sërish përsëritet se ngjarjet e majit të vitit 2023, ndikuan në fuqizimin e KFOR-it:
“Ngjarjet e majit 2023 treguan se sa shpejt mund të ndryshojë situata. Dhjetra ushtarë të KFOR-it nga Italia dhe Hungaria u lënduan kur u dolën në rrugë protestuesve të dhunshëm. Reagimi i NATO-s dhe Qeverisë Gjermane erdhi shpejt: KFOR u fuqizua”.
Në lidhje me këtë, një ushtar rrëfen:
“Isha ulur në një kafene me të dashurën time në pushime në Itali, kur mora thirrjen.”
Rreshteti Rudy R.* menjëherë pas thirrjes gjatë pushimeve, u pajtua që të niset. Për të, si lider i grupit, kjo ishte një çështje e natyrshme.
Rudy dhe rreth 200 kolegë të tij, i përkasin pjesës së parë operacionale në shumë vite që tashmë është kthyer në detyrë në Kosovë. Patrullat bëhen pothuajse gjatë gjithë kohës. Ditë e natë, ndonjëherë më shumë se 50 herë në javë.
A ia vlen që KFOR të jetë ende në përdorim?
Ushtria gjermane ka qenë prezente në Kosovë që nga viti 1999. Shumë prej ushtarëve me të cilët folëm, as nuk kanë qenë të lindur atë kohë. Në anën tjetër, ne takuam edhe njerëz nga ushtria gjermane apo forca të tjera të armatosura, që kanë qenë këtu disa herë. Ata janë të mahnitur se sa larg ka arritur Kosova përgjatë dekadave të fundit. Qytetarët jetojnë në paqe dhe siguri, gjë në të cilën KFOR bën një kontribuim të rëndësishëm. Institucionet e shtetit po ashtu janë në rrugën e duhur. Dhe hap pas hapi, Kosova shpresojmë, që do të marrë përgjegjësinë vetë për sigurinë e saj, thuhet në fund të këtij artikulli./Tema