vropën dhe Punët e Jashtme, vijoi sot me ditën e tretë të punimeve.

Në panelin e moderuar nga gazetari Armand Mero, me pjesëmarrjen e ministrit të Financave, Petrit Malaj, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Drejtores Ekzekutive të AIDA-s, Laura Plaku Saro dhe kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, u diskutua për diplomacinë ekonomike, një instrument i rëndësishëm i politikës së jashtme për avancimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe shkëmbimin e modeleve të suksesshme nga vende të tjera.

Panelistët theksuan rolin e pazëvendësueshëm të ambasadave si pika kryesore të kontaktit me vendet pritëse, duke qëndruar në vijën e parë për të promovuar interesat ekonomike të vendit, lehtësuar investimet e huaja, zgjeruar tregjet për eksportet shqiptare dhe krijuar partneritete strategjike.

Konferenca e Ambasadorëve u rikthye pas tetë vitesh, ku përgjatë tre ditëve të zhvillimit në Tiranë po diskutohet mbi sfidat dhe mundësitë e diplomacisë shqiptare, si dhe strategjitë e Shqipërisë mbi sigurinë, gjeopolitikën e rajonit, ekonominë, turizmin, kulturën, dhe prioritetin kryesor, integrimin në Bashkimin Europian./ata